INFORMATAT RRETH CHECK-IN

Check-in në Aeroport

Stafi i aeroportit është gjithmonë i gatshëm t'ju ndihmojë gjatë procesit të check-in.

Në fluturimet tona check-in bëhet në ditën e fluturimit në sportelin e check-in (ju lutem kontrolloni numrin e fluturimit që figuron në biletën tuaj, qofte të pranuar në forme elektronike apo përmes SMS, ne baze të cilit mund të gjeni sportelin e check in për fluturimin tuaj)

Sportelet e check-in hapen 2 orë para nisjes dhe mbyllen 40 minuta para nisjes.

Ju lutemi sigurohuni që të arrini me kohë në sportelin e check-in.

 

Në rast se paraqiteni në sportelin e check-in pas kohës së mbylljes, për fat të keq ne nuk do të jemi në gjendje t'ju pranojmë në fluturim.