TERMAT DHE KUSHTET E PËRGJITHSHME

Ndryshimet e datës se rezervimit dhe anulimet

  1. Ndryshimi i dates se rezervimit mund te behet me se voni 48 orë para nisjes se fluturimit ( qoftë segmenti I nisjes apo I kthimit ). Ndryshimi behet sipas differences se çmimit me te cilin eshte bere paraprakisht rezervimi – segmenti I caktuar I cili kerkohet te ndryshohet dhe çmimi ne daten kur kerkohet te behet ndryshimi ( nese ka ndonje diference ajo kalkulohet automatikisht nga sistemi , ose ne rastin kur nuk ka nuk ngarkohet me pagese shtese )

 

  1. Ndryshimi i emrit te pasagjerit mund te behet me se voni 1 orë para kohes se nisjes se fluturimit  ( kjo vlene vetem per biletat njedrejtimshe  , perderisa te biletat kthyese emri apo mbiemri mund te ndryshohet vetem para shfrytezimit te segmentit te pare - nisjes e asesi ne segmentin e kthimit ) Çdo ndryshim emri apo mbiemri mund te behet duke paguar diferencen ne mes te çmimit me te cilin eshte rezervuar dhe çmimit aktual ( nese ka nje diference te tille ) As ne kete rast nuk aplikohet ndonje shume fikse , paushall , perveq diferences se çmimit. ( I vetmi rast kur perjashtohet pagesa e diferences se çmimit ne rast ndryshimi emri apo mbiemri eshte kur behet permiresimi i me se shumti 3 shkronjave )

 

  1. Ne rastin kur bileta-rezervimi eshte kthyese dhe segmenti I nisjes shfrytezohet atehere segmenti i kthimit nuk refundohet , por bileta - segmenti i kthimit i mundesohet pasagjerit ta shfrytezon ne nje periudhe deri 6 muaj. Kuptohet vetem i njejti pasagjer mund ta shfrytezon kthimin. Kjo mundesohet nese pasagjeri njofton me se voni 48 ore para nisjes se fluturimit , gjegjesisht segmentit te kthimit . Rezervimi (segmenti I kthimit) si çdo ndryshim date edhe ne kete rast behet me pagese shtese nese ka diference nga çmimi I atij segmenti ne daten kur ka qene e rezervuar me çmimin e dates se caktuar kur pasagjeri vendose te udhetoje.

 

  1. Ne rastin kur pasagjeri mungon apo nuk e shfrytezon segmentin e nisjes ( tek bileta kthyese ) segmenti I kthimit refundohet ( rimbursohet ) , por kjo eshte e mundur vetem nese segmenti I dyte apo I kthimit eshte se paku 48h pas atij te nisjes dhe lajmerohet me kohe si rast per te pasur mundesi te procedohet me refundimin e kthimit.

     

Anulimet e rezervimeve

Anulimi I rezervimit ( pa ndonje ndalese apo demshperblim) mund te behet me se voni 72 ore para kohes se nisjes se fluturimit perkates ( perveq rastit si n epiken shtese ne vijim ),por kjo vlene vetem per rezervimet te cilat nuk kane qendruar me gjate se 10 dite ne system, Ketu aplikohen shkallet e demshperblimit si ne vijim:

  1. Nga 72 deri  48 orë para fluturimit: 50.00 EUR / 50 SFR për çdo pasagjer nga segmenti nisjes

 

  1. Nga 48 deri 24 orë para fluturimit: 100.00 EUR / 100 SFr për çdo pasagjer nga segmenti nisjes

 

  1. Më pak se 24 orë para fluturimit: 100% të çmimit të segmentit te nisjes

 

Pika shtesë për anulime

Per rezervimet te cilat kane qendruar per kohe me te gjate ne system  konkretisht minimum 10 dite pune ( ketu vetem e dielja nuk logaritet dite pune ) apo më tepër ditë atehere aplikohen shkallet e ndaleses apo demshperblimit si ne vijim:

 

  1. Me shume se 72 orë para fluturimit: 50.00 EUR / 50 SFR për çdo pasagjer nga segmenti nisjes

 

  1. Nga 72 deri  48 orë para fluturimit: 100 EUR / 100 SFR për çdo pasagjer nga segmenti nisjes

 

  1. Nga 48 deri 24 orë para fluturimit: 200 EUR / 200SFr për çdo pasagjer nga segmenti nisjes

 

  1. Më pak se 24 orë para fluturimit: 100% të çmimit të biletës te segmentit nisjes

 

Çdo rezervim mund te anulohet brenda 2 oresh nese fluturimi eshte jo me afer se 24 orë , perndryshe me se voni 1 ore pas rezervimit ne rastin kur fluturimi eshte jo me afer se 12 orë.

 

Ne rast kur ka INAD ( nje pasagjerit te cilit nuk I lejohet hyrja ne shtetin – destinacionin e tij ) per çfardo arsye e te cilin e kthen policia kufitare e atij shteti , pergjegjesine dhe demin qe rezulton nga “ INAD “ e merr persiper dhe e barte agjensioni I cili e ka bere rezervimin , perjashtohet rasti kur bileta eshte bere qe ne fillim kthyese .