kërko fluturimin

Nga:
Deri:
Kthimi nga:
Kthimi deri:
Njsja më
 Kalendari
Kthimi më
 Kalendari
Kërkoni fluturimin

Hyrja / MY BOOKING:

Agjencia-Emri juaj përdorues,
Klienti-Emaili Juaj:
Shifra sekrete:  
Login

Contact Center

Prishtinë

+381 38 232 777

Basel:

+41 61 588 07 88

Zürich

+41 43 508 36 75

Düsseldorf:

+49 211 781 797 09

Stuttgart:

+49 703 499 989 44


Mobil / Viber:

Gjermani:

‎+49 151 58 44 1848

Zvicer:

+41 76 48 94 550

Para Udhëtimit

Check-In
U rekomandohet pasagjerëve që, për fluturime me REISEBÜRO PRISHTINA mundësisht të paraqiten për përgatitje për fluturim dy orë përpara fluturimit të planifikuar, sepse sportelet mbyllen 40 minuta përpara nisjes.
 
Dokumentet e udhëtimit
Pasagjeri është personalisht përgjegjës që të ketë me vete dokumente të vlefshme identifikimi, të cilat u përgjigjen rregullave qe rekomandon kompania  REISEBÜRO PRISHTINA si dhe rregullave për hyrje në vend të secilit cak të fluturimit. Gjobat, dënimet me të holla, pagesat ose harxhimet e çdo lloji si pasojë e mospërfilljes së këtyre rregullave, duhet të barten nga vetë pasagjeri. Për të siguruar respektimin e rregullave, REISEBÜRO PRISHTINA rekomandon që për të gjitha fluturimet të bartet me vete pasaporta e vlefshme (dhe, nëse është e nevojshme, edhe viza e vlefshme).
 
Foshnjat & shoqërimi
Në qoftë se fëmijët udhëtojnë të pashoqëruar, atëherë vlejnë rregullat ndërkombëtare për të ashtuquajturit „Unaccompanied Minors (UM)“, në mënyrë që edhe pasagjerët e vegjël të mbërrijnë të sigurt në cakun e tyre. Për një udhëtim të tillë special, përgatituni me kujdes së bashku me fëmijën ose fëmijët tuaj.
Udhëzim: për fëmijë të pashoqëruar nuk është e mundur të bëhet rezervimi online.
 
REISEBÜRO PRISHTINA i definon fëmijët e pashoqëruar si më poshtë:
  • Fëmijë midis moshës 5 dhe 11-vjeçare; pa person shoqërues prej moshës  15-vjeçare
  • Fëmijë midis moshës 3 dhe 5-vjeçare; me person shoqërues midis moshës 12 deri në 15-vjeçare
  • Sipas dëshirës së prindërve përkujdesja mund të bëhet edhe për fëmijët midis moshës 12 dhe 18-vjeçare.
Rezervimi i fluturimit është i mundur të bëhet vetëm nga prindërit ose nga personi që e pret në aeroport arritjen e fëmijës. Përgatisni të gjitha dokumentet e nevojshme për udhëtim. 
 
Personat me të meta
Në aeroport ose në bord – REISEBÜRO PRISHTINA i mbështet njerëzit me të meta me shumë shërbime dhe shërbime ndihmëse, varësisht nga situata. Në aeroportet e Zürich-ut dhe të Prishtinës për pasagjerët me të meta kujdeset personeli i shkolluar posaçërisht për këtë punë. Në shumicën e aeroporteve ju ofrojmë karroca invalidësh dhe mjete transporti me personel shoqërues, për nisje dhe mbërritje. Në aeroplanët tanë mund të hiqen mbështetëset për duar. Ju rekomandojmë pasagjerëve me karrocë invalidësh që të lajmërohen në sportelin Check-In 120 minuta para fluturimit.

 

Ju lutem, përdorni Browserin Firefox mbi Version. 3.x ose Internet Explorer mbi 6.x, dhe sigurohuni se JavaScript është aktiv.