Wählen Sie Ihre Sprache:

EN DE AL

Informata me rëndësi lidhur me kufizimet si pasojë e COVID19


Kufizimet aktuale të udhëtimit për shkak të COVID19

*

*

Aeroporti i Prishtinës ka zbatuar masa të shumta për mbrojtjen e shëndetit për të siguruar që udhëtarët të mund të udhëtojnë në mënyrë të sigurt dhe të rehatshëm.

*

*

Ndryshimet në proceset e trajtimit të udhëtarëve/pranimi në sportel (“check-in”)

*

1. Askush nuk do të lejohet në ndërtesën e Terminalit pa bartur maskë.

2. Ju lutemi të jeni të pranishëm 3 (tre) orë para fluturimit tuaj të nisjes.

3. Ju lutemi ndiqni këshillat e personelit. Udhëtarëve që refuzojnë për të ndjekur këto rregulla ose rregulla të tjera nga kompanitë ajrore mund të ju refuzohet fluturimi.

4. Ju lutemi të shtypni biletën tuaj ose të tregoni biletën tuaj në telefononin tuaj celular (mobil) në hyrje të Terminalit.

5. Do të lejohen udhëtarët që kanë nevojë për një përcjellës/e (të moshuarit, personat me lëvizje të zvogëluar, të mitur të pashoqëruar etj.) deri në sportelet e pranimit (regjistrimit) të udhëtarëve me vetëm 1 (një) person tjetër shoqërues.

6. Kushdo që hyn në Terminal, temperatura e trupit të tij kontrollohet. Nëse mund të përcaktohet ndonjë gjendje me temperaturë mbi atë normale, rasti do t'i dorëzohet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe pasagjerit nuk i lejohet të hyjë në Terminal dhe nuk lejohet të fluturojë.

*

*

Mbroni veten dhe të tjerët:

*

*

1. Duke filluar nga parkingu i makinave, gjatë procesit të pranimit në sportele, radhët e kontrollit të sigurimit dhe pasaportës, radhët e kontrollit nga dogana, etj., tërë kohën do të zbatohet rregulli i minimumit prej 1,5 metrash. Shenjat në distancë prej 1,5 metrash duhet të jenë në tokë (dysheme). Të gjitha paralajmërimet e tjera mund të jenë edhe në tabelat e informacioneve, ekranet e njoftimit të fluturimeve dhe njoftimet tjera.

2. Ju lutemi përdorni kabinetin për dezinfektim në hyrje të terminalit.

3. Ju lutemi ndiqni rregullat, veçanërisht përdorimin e maskave dhe distancimin shoqëror dhe ndiqni këshillat e stafit.

4. Ju lutemi mbani distancën në 1.5 metër dhe ndiqni udhëzimet e përcaktuara.

5. Përcjellësit gjatë kufizimeve aktuale nuk do të lejohen të hyjnë në ndërtesën e Terminalit.

6. Pastroni duart rregullisht dhe tërësisht me sapun.

7. Ju lutemi shmangni shtrëngimin e duarve.

8. Ju lutemi përdorni mundësitë e regjistrimit në internet sa më shumë të jetë e mundur para mbërritjes në aeroport.

*

*

 

Për sigurinë tuaj

*

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës po merr masa të gjera për të siguruar që pasagjerët tanë të udhëtojnë të sigurt gjatë kohës së COVID19.

1. Panelet mbrojtëse janë vendosur midis udhëtarëve dhe punonjësve në sportelet e kontrollit.

2. Pengesat (barrierat) dhe shenjat në dysheme para sporteleve të pranimit të udhëtarëve.

3. Njoftimet e rregullta në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe, posterët dhe prania e stafit në Terminale për t’i njoftuar udhëtarët lidhur me rregullat e reja.

4. Distanca midis grupeve të ulëseve në zonën e portës në nisje duhet të jetë minimumi 1,5 metër; asnjë prej udhëtarëve nuk duhet të qëndron përball me njëri-tjetrin.

5. Në radhët e pritjes për të kryer bordingun, shenja 1.5 metër është fiksuar në dysheme.

6. Pas mbërritjes, ju lutemi ndiqni rregullat duke mbajtur distancën në 1.5 metër dhe ndiqni udhëzimet e përcaktuara.

*

*

Ju mund të gjeni vegëza të dobishme si më poshtë në lidhje me COVID19:

*

http://www.niph-rks.org/
https://www.who.int/

 



Kthehu te pamja Lajme Kthehu te pamja Lajme
Back To Top