Wählen Sie Ihre Sprache:

EN DE AL

Rregullat dhe Kufizimet aktuale të udhëtimit - Masat kundër Covid-19


RREGULLAT AKTUALE PËR UDHËTIM PËR SECILIN SHTET VEÇ E VEÇ

*

Në vijim mund të gjeni informatat aktuale që kanë të bëjnë me masat e ndërmarra në mbrojtje kundër Covid-19,  të cilat zbatohen në vendet përkatëse. Këto informacione aktualizohen rregullisht.  Në parim, është përgjegjësi e pasagjerëve që të informohen dhe t`i plotësojnë kushtet aktuale të hyrjes në vendet përkatëse , varësisht se nga cili Shtet udhëtojnë dhe në cilin Shtet kanë për qëllim të udhëtojnë duke u informuar për rregullat hyrëse si në shkuarje ashtu edhe ne kthimin mbrapa.

 

KOSOVA

*

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar rregullore të reja për personat që hyjnë në Kosovë:

*

 

  • Personat që hyjnë nga vendet si Gjermania, Zvicra , Suedia  që janë klasifikuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) si një "Vend me Rrezik të Lartë (zonë e rrezikut)" duhet të kenë një test aktual negativ PCR (i rezultuar jo më të vjetër se 72 orë para hyrjes). Udhëtarëve nga zonat e rrezikuara që hyjnë në vend pa dorëzuar një test negativ mund t'u refuzohet hyrja.
    Kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë ( ata të cilët posedojnë edhe dokument të Republikës së Kosovës , letërnjoftim, pasaportë apo çertifikatë lindjes )
  • Qytetarët e Kosovës që hyjnë në Kosovë pa paraqitur një test negativ, janë të detyruar që të vetëizolohen në shtëpi për një periudhë prej 7 ditësh, menjëherë pas hyrjes në vend.
  • Personat që hyjnë në Kosove, do të ekzaminohen nga ana e stafit mjekësor.

 

GJERMANIA

*

Për hyrje në Gjermani, në lidhje me koronavirusin SARS-CoV-2 dhe sëmundjen infektive Covid-19 zbatohen rregulloret e reja. Që nga 14 janari 2021, Instituti Robert Koch ndan zonat e rrezikut në tre nivele rreziku, për të cilat zbatohen detyrime të ndryshme:

*

 

  • Niveli 1 - Zonë e rrezikut
  • Niveli 2 - Zonë me rrezik të lartë
  • Niveli 3 - Zonat e variantit të virusit

*

 

Kosova është klasifikuar si zonë me rrezik të lartë nga RKI.

  • Ne baze te njoftimit te fundit dhe perditesimit te rregullave ne mbrojtje nga COVID-19 sipas Institutit Gjerman Robert KOCH ( https://www.rki.de/DE/Content/InfAZ/N/Neuartiges_Coronavirus/Risikogebiete_neu.html )   nga kjo e Diele data 24.01.2021 Kosova futet ne listen e Shteteve me rrezikshmeri te larte dhe çdo pasagjer qe udheton nga Kosova per ne Gjermani duhet patjeter te kete me vete nje test negativ ( PCR ose Antigen ) jo me te vjeter se 48 ore si dhe te kene te plotesuar  ONLINE formularin  ( www.einreiseanmeldung.de )  Ju lutemi ti lajmeroni te gjithe pasagjeret )
  • Dëshmia e një rezultati negativ të testit ose një certifikatë mjekësore përkatëse duhet të sigurohet në letër ose në një dokument elektronik, në secilin rast në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht.
     
  • Përveç kësaj, ekziston ende detyrimi për të hyrë në vetëizolim menjëherë pas hyrjes për një periudhë prej 10 ditësh.
     
  • Vetëizolimi mund të shkurtohet me një rezultat të dytë negativ, jo më herët se dita e 5-të pas hyrjes. 

Klasifikimi i rrezikut për të gjitha vendet i përcaktuar nga Instituti Robert Koch (RKI) mund të gjendet këtu: Risikogebiet

 

ZVICRA

*

Informatë me rëndësi nga Aeroporti i Baselit - EuroAIrport i datës 09.02.2021 

*

Aktualisht , për shkak të situatës të vështirë të krijuar si pasojë e përhapjes se Covid-19  nga Aeroporti i Baselit për në Prishtinë ju lejohet fluturimi vetëm atyre pasagjerëve që kanë shtetësi Zvicrane ( që posedojnë pasaportë apo ausweis Zvicran ) përderisa të gjithë tjerëve me shtetësi Gjermane , Italiane apo Franceze ju ndalohet udhëtimi - fluturimi , e kjo mbetet në fuqi deri në një vendim të radhës.

*

Zyra Federale e Shëndetit Publik Zvicër ( https://www.bag.admin.ch/bag/de/home.html ) ka miratuar rregullore të reja për personat që hyjnë në Zvicër, duke filluar nga 22 Shkurt 2021

  • Nga tani, hyrja është e mundur vetëm me një test negativ PCR.  Të gjithë udhëtaret duhet të paraqesin një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë para hyrjes. Kontrolli do të kryhet para hyrjes në aeroplan.
  • *
  • Në raste të jashtëzakonshme, nëse rezultati i testit PCR COVID nuk mund të arrihet përshkak të kohës, një test i shpejtë negativ - COVID AntiGen, që nuk është më i vjetër se 24 orëlejohet vetëm për kontroll gjatë boarding. Sidoqoftë, për kontrollin e dytë të mundshëm në kufirin zviceran ju nevojitet rezultati negativ i testit PCR. Nëse nuk keni një rezultat negativ të testit PCR atje, do të duhet të testoheni menjëherë pasi të keni hyrë në vend me shpenzimet tuaja. Kontrolli kryhet para se të hipni në aeroplan. Fëmijët nën moshën 12 vjeç janë të përjashtuar nga kjo kërkesë. Fëmijët nuk duhet të paraqesin një rezultat negativ të testeve.
  • *
  •  
  • Ashtu si në të kaluarën, personat që hyjnë në Zvicër nga një zonë rreziku duhet të vetëizolohen direkt për një periudhë 10 ditëshe, menjëherë pas hyrjes në vend. Sidoqoftë, vetëizolimi mund të ndërpritet nga dita e 7-të e tutje, nëse rezultati i një analize të shpejtë antigjeni ose testi PCR rezulton negativ.
    Ju duhet të qëndroni në shtëpinë tuaj ose në një strehim tjetër të përshtatshëm gjatë gjithë kohës gjatë dhjetë ditëve pas hyrjes tuaj në Zvicër dhe të shmangni kontaktet me njerëz të tjerë.
  • Ata që hyjnë nga një zone jo-rreziku janë gjithashtu të detyrueshëm për testim (PCR) gjatë hyrjes, por jo edhe për vetëizolim.
  • *
  • Mbledhja e informacionit të kontaktit: Gjatë hyrjes, mblidhen informacionet e kontaktit nga të gjithë personat, të plotësuara përmes formularit elektronik.

 

Në vazhdim për të gjithë ata që fluturojnë Prishtinë - Basel - Mulhouse  dhe varësisht se në cilin shtet hyjnë pasi zbresin , varësisht prej destinacionit final të tyre , në vijim mund ti gjeni edhe rregullat - kufizimet e hyrjes apo edhe rregullat e karantinimit të obliguar në Francë , Zvicër apo Gjermani 

*

 

Francewww.santepubliquefrance.fr
Switzerlandwww.foph-coronavirus.ch / Mandatory quarantine for persons arriving in Switzerland
Germanywww.bundesregierung.de/breg-de/themen/coronavirus / Entry restrictions and quarantine regulations in Germany

 

 

FRANCA

*

Kjo vlenë për të githë pasagjerët që jetojnë në Francë dhe udhëtojnë nga BASELI ( Mulhouse ) në Prishtinë dhe anasjelltas 

*

Njohtim me rëndësi nga Autoritetet përkatëse te Aeoportit te Basel - Mulhouse ( EuroAIrport ) i datës 09.02.2021

*

Për shkak të situatës të veçantë në EuroAirport ( Basel - Mulhouse ) aktualisht janë në fuqi rregulloret e mëposhtme Franceze për të gjithë pasagjerët si në arritje ashtu edhe në shkuarje.

*

 

Ministria e Brendshme e Francës ka marrë vendim nga data 01.02.2021 si vijon:

*Çdo dalje nga territori i Francës në një vend jashtë zonës evropiane (  Republika e Kosovës ) nga tani i nënshtrohet regjimit të arsyeve bindëse (lista indikative e arsyeve bindëse shfaqet në certifikatën e udhëtimit), pavarësisht nëse ka të bëjë me një shtetas Francez apo shtetas të një vendi tjetër anëtar të Bashkimit Evropian.

Vetëm udhëtarët që përmbushin një nga arsyet e çertifikatës së daljes për arsye bindëse lejohen të udhëtojnë: Lista indikative e arsyeve bindëse u shtohet çertifikatave të udhëtimit që do të sigurohen, gjatë hyrjes, si dhe pas daljes.

*

 

Çertifikatën e daljes  "Attestation de déplacement et de voyage"   lëshimit të territorit te Francës  mund ta shkarkoni duke klikuar këtu

*

Të gjithë ata që udhëtojnë nga një vend jashtë Bashkimit Evropian ( në këtë rast Kosova ) që është klasifikuar si një zonë qarkullimi për infeksionin e virusit SARS-CoV-2 për të hyrë në territorin e Francës duhët të plotësojnë patjetër kushtet e cekura në vijim.

*

Të gjithë ata që udhëtojnë nga Kosova për ne Francë ( e që shfrytëzojnë linjën ajrore Prishtinë - Basel ( Mulhouse ) duhet te kenë një dëshmi të testit negativ PCR në nisje jo më të vjetër se 72 orë.

*
Përveç kësaj, udhëtarët nga këto vende janë gjithashtu subjekt i regjimit të arsyeve bindëse ( lista indikative e arsyeve bindëse shfaqet në certifikatat e udhëtimit ), pavarësisht nëse ata janë shtetas Francez ose shtetas të një vendi tjetër anëtar të BE-së

*

Çertifikatën e hyrjes në Francë nga Kosova "Attestation d’entrée sur le territoire métropolitain pour les ressortissants des pays extérieurs à l'espace européen " mund ta shkarkoni duke klikuar  këtu

*

Deklaratën "Déclaration pour voyageur de 11 ans et plus( që duhet ti bashkangjitet Çertifikatës së hyrjes ) që duhet të nënshkruhet nga ana e udhëtarëve më të vjetër se 11 vjeç mund ta shkarkoni  këtu

*

Deklaratën  që duhet të nënshkruhet nga ana e udhëtarëve më të rinj se 11 vjeç "Déclaration pour voyageur de moins de 11 ans" mund ta shkarkoni  këtu

*

 

 

 

SUEDIA

*

Nga data 06.02.2021 Qeveria e Suedisë ka marrë vendim që të gjithë pasagjerët ( Shtetasit e huaj - jo Suedez ) janë të obliguar të paraqesin një test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë.  Kjo nuk vlenë për personat si ne vijim:

*

1. Fëmijët nën moshën 18 vjeç

2. Shetasit Suedez dhe ata që jetojnë në Suedi dhe kanë leje qëndrim Suedez

3. Personat që punojnë në sektorin e Transportit.

*

Të gjithë pasagjerët tjerë ( të huaj ) nuk do ju lejohet hyrja në Suedi pa një test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë. 

*

Ky vendim vlenë deri më 31.03.2021 , deri në ndonjë ndryshim të ardhshëm

*

Për më shumë informata mund të klikoni më poshtë ku gjeni informatat zyrtare edhe ne gjuhën Suedeze

*

 

https://www.government.se/government-of-sweden/ministry-for-foreign-affairs/

https://www.krisinformation.se/en/hazards-and-risks/disasters-and-incidents/2020/official-information-on-the-new-coronavirus/visiting-sweden-during-the-covid-19-pandemic

https://polisen.se/en/the-swedish-police/the-coronavirus-and-the-swedish-police/travel-to-and-from-sweden/

 

Göteborg Landvetter Airport (GOT) - https://www.swedavia.com/landvetter/#gref

Malmö Airport (MMX) - https://www.swedavia.com/malmo/

 

 

 



Kthehu te pamja Lajme Kthehu te pamja Lajme