Të miturit e pashoqëruar

Të miturit e pashoqëruar (UM) janë fëmijë të moshës 5-14 vjeç.

Kompania jone ka për detyrë të kujdeset për të miturit e pashoqëruar ne fluturimet tona.

  • Fëmijët e pashoqëruar duhet të jenë të paktën mbi 5 vjeç.
  • Fëmijët e pashoqëruar midis 5 dhe 14 vjeç do të merren në kujdes nga kompanitë(stjuardezet) që realizojnë transportin.
  • Për përkujdesin e fëmijëve që udhëtojnë të pashoqëruar, kompania ajrore operuese kërkon një tarifë shërbimi shtese për një rrugë(per tarifa kontaktoni kompanine).
  • Pagesa e këtij shërbimi bëhet ditën e fluturimit në sportelin për Check-in.

Një formular për të mitur të pashoqëruar duhet të plotësohet dhe të nënshkruhet nga i rrituri që shoqëron fëmijën deri në sportelin e check in, si dhe nga i rrituri që takon fëmijën pas mbërritjes në destinacion. Kërkohet një formular i veçantë për çdo fëmijë, edhe nëse janë nga e njëjta familje. Të gjitha pjesët e këtij formulari duhet të plotësohen plotësisht.

Fëmijët që udhëtojnë pa shoqërim nga prindërit

  • Femijet e pashoqëruar ju lejohet udhetimi me personin qe eshte i autorizuar nga prindërit me vërtetim te noterit.

  • Dokumentet e plotësuara dhe vërtetuara duhet të dorëzohen në sportelin për Check-in në ditën e nisjes.