Wählen Sie Ihre Sprache:

EN DE AL
 

Avio Broker


Përvoja shumëvjeçare në fushën e aviacionit, na ka mundësuar që të krijojmë lidhje biznesore me shumë kompani ajrore nga Europa dhe mbarë Bota. Ju duhet një aeroplan ad-hoc për ndonjë vizitë grupore, apo cherter fluturim në ndonjë destinacion specifik? Është sezoni turistik dhe ju keni nevojë të mbani një linjë ajrore për destinacion të veçantë?

Ne kemi shërbimin e veçantë që merret me hulumtimin, kontaktimin dhe ofertimin e mundësive të ndryshme për fluturime charter, sipas nevojave që kërkon mjedisi i biznesit sot.

Na kontaktoni dhe në ju ofrojmë "në pjatë" ofertat më të volitshme.


Ndërmjetësim në fushën e aviacionit

Reisebüro Prishtina është pjesë e një grupi global të operatorëve të certifikuar pëe ndërmjetësim në fushën e aviacionit. Kompania jonë është e njohur për posedimin e përvojës së duhur dhe burimeve në mënyrë që të negociojë ratat më të mira, paralelisht me përzgjedhjen e aeroplanëve më të sigurtë dhe më komodë, për operim në aeroportet më të përshtatshme të cilat i përmbushin kërkesat tuaja.

Pa asnjë komision, kontratë apo kërkesë anëtarësimi, Reisebüro Prishtina premton që do t'ju ofrojë ratat më të volitshme dhe më konkuruese për aeroplanë privatë, komercialë të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj, si dhe aeroplanë cargo.

Nëse keni nevojë për ndonë aeroplan charter, në cfarëdo destinacione dhe kohe, për grupe udhëtarësh apo business jet, ju lutemi që të plotësoni formën më poshtë dhe ne do të mundohemi që t’ju kthejmë një përgjigje sa më të shpejtë.

 

3 tipat më të kërkuar të aeroplanëve

 

Back To Top